Tuesday, October 1, 2019

KOZETA ZAVALANI



KOZETA
ZAVALANI

Listen To Me, Please

Listen to me, please!
I ask you to listen to me
Words gathered from the lawn of the soul,
open to the light in the spaces of thought,
cracked bright sunshine,
lurking in the blue wings of the sky,
ring in the roaring sound.
Transparent breakfast;
place my head gently on me,
separating the blouse from the bone of my chest,
where the naked heart
dip my tongue in my blood
paints the peace around me
with the knowledge that transcends the land without borders,
flying like leaves, swinging in the green fields;
braided with hope.


Më dëgjoni, ju lutem!
Kërkoj nga ju të më dëgjoni
Fjalët mbledhur nga lëndina e shpirtit,
çelur dritës në hapësirat e mendimit,
plasaritur petkut të ndritshëm diellit,
rrënqethur në flatrat e kaltra qiellit,
kumbojnë në zërin që zhurmon zhurmshëm.
Mëngjesi transparent;
vendos kokën butësisht mbi mua,
duke ndarë bluzën nga kocka e kraharorit tim,
ku zemra e zhveshur
zhyt gjuhën në gjakun tim
e pikturon rreth meje paqen
me njohuritë që kalojnë tokës pa kufi,
që fluturojnë si gjethe, lëkundur në fushat jeshile;
të endur me shpresë.







Even When I'm Not,
 Remember Me

Even when I'm not, remember me
Like I hear you when you give me advice,
even when I didn't ask for it.
Except don't violate my feelings.
Don't contribute to my fears and weaknesses.
I'm not powerless ...
perhaps discouraged and suspicious - but not powerless
in understanding what lies behind irrational feeling.
Irrational feelings make sense,
when we understand what lies behind them.
So listen to me, please!
With every atom and molecule
I invite you into my soul;
Breathe in the scent of peace;
without getting drunk by its distillation.
The spirit of my spirit;
Echoes whispering in the soul,
as viscose;
My breathing and inspiration,
beating my heart,
the passage of blood and air through my lungs;
Whisper of green and dried leaves,
shore, crashing into the rocks.
like the sound of words in my voice,
like the shine of shadow on the branches of the supple tree;
like a song raised from the bed
in meeting the sun.
It's a blessing
to possess the good of the earth and the sun,
so I'm not talking about the beginning or the end.
Because there will never be perfection
Not even in heaven or hell.
The invisibility is proved by the visible,
until it becomes invisible ...
So listen to me please!


Edhe kur të mos jem, të më kujtoni
Ashtu si unë ju dëgjoj, kur më jepni këshilla,
edhe atëhere kur nuk ua kam kërkuar.
Veç mos shkelni ndjenjat e mia.
Mos kontribuoni për frikën dhe dobësinë time.
Unë nuk jam e pafuqishme ...
ndoshta e dekurajuar dhe dyshuese - por jo e pafuqishme
në të kuptuarit të asaj që qëndron pas ndjenjës irracionale.
Ndjenjat irracionale kanë kuptim,
kur kuptojmë se çfarë qëndron pas tyre.
Prandaj më dëgjoni, ju lutem!
Me çdo atom e molekulë
ju ftoj në shpirtin tim;
Frymëmarr  në aromën e paqes;
pa u dehur nga distilimi i saj.
Fryma e frymës sime;
Jehona që pëshpërit në shpirt,
si fije mëndafshi;
Frymëmarrja dhe frymëzimi im,
rrahja e zemrës sime,
kalimi i gjakut dhe ajrit nëpër mushkëritë e mia;
Pëshpëritje e gjetheve të gjelbra dhe të thata,
bregut, përplasur shkëmbinjve të detit.
si zhurma e fjalëve të zërit tim,
si shkëlqimi i hijes në degët e pemës së zhdërvjellët;
si këngë e ngritur nga shtrati
në takimin me diellin.
Është bekim
të zotërosh të mirën e tokës dhe të diellit,
ndaj unë nuk flas për fillimin apo fundin.
Sepse kurrë nuk do të ketë përsosmëri
As në qiell apo ferr.
Padukshmëria vërtetohet nga të dukshmet,
deri sa bëhet e padukshme...
Prandaj, më dëgjoni ju lutem!

KOZETA ZAVALANI



No comments :

Post a Comment